Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha hodhi akuza ndaj Belinda Ballukut se ka vjedhur miliona euro me projekte të dyshimta.
Në një konferencë me gazetarët, Berisha tha se vetëm në disa agjenci të drejtuara nga Balluku KLSH ka konstatuar 2.2 miliardë euro të vjedhura.
Po ashtu, kreu i PD-se u shpreh se vetëm me një të rënë të lapsit u vodhen 50 milionë euro me tunelin e Llogarasë.
“U fol për tunelin e Llogarasë 50 milionë euro me një të rënë të lapsit, e dokumentuar. U fol për aeroportin e Vlorës 140 mln euro, u fol për vjedhjet e tmerrshme, për udhëtimet e Ramës me charter. Prisni, këto nuk janë as 1/5 e parave të vjedhura. Do i merrni vesh nga kjo dyshe Rama-Balluku. Vetëm Kontrolli i Lartë i Shtetit dhe vetëm në disa agjenci të varur nga Lubi Balluku ka konstatuar 2.2 mld euro vjedhje dhe shpërdorime”, tha ndër të tjera Berisha.
Pjesë nga deklarata
Mbrojta 630 milionë euro që CEZ duhej t’u paguante shqiptarëve me fatura të certifikuara nga kompania ndërkombëtare, dhe që Edi Rama, në vend të arbitrazhit ku e kishim të sigurt fitoren, ndau me ta edhe 100 milionë euro të taksapaguesve shqiptare.
Ata, të quajtur, çfarë t’u them unë atyre, që dalin në media dhe thonë se nuk u fol për qytetarin, po të kujt janë ato para?
U fol për tunelin e Llogarasë, 50 milionë euro me një të rënë të lapsit, e dokumentuar.
U fol për aeroportin e Vlorës, 140 milionë euro.
U fol për vjedhjet e tmerrshme në energji.
Për udhëtimet e Edi Ramës me avion çarter.
Këta zotërinj që pretendojnë se nuk u fol për qytetarin, a nuk janë taksa të qytetarëve këto vjedhje?
Dhe prisni, thashë edhe njëherë, këto nuk janë as një e katërta apo një e pesta e parave të vjedhura.
The post Berisha: 2.2 miliardë euro janë vjedhur nga agjencitë e Ballukut sipas KLSH-së, por ka shumë më tepër appeared first on GIJOTINA.
