Bardhi: Paratë e vjedhura me firmën e Ballukut të rikthehen në buxhet

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Gazment Bardhi ka bërë një postim në rrjetet sociale ku i kërkon Prokurorisë së Posaçme të provojë se 50 milionë eurot e tenderit për Tunelin e Llogarasë janë zhdukur si pasojë e korrupsionit të Ramës dhe Ballukut.

Më tej Bardhi shton se këto miliona duhet të rikthehen në buxhetin e shtetit.

“Shkelja e barazisë në tendera ka vetëm një arsye pse bëhet: Korrupsionin. Këto dy krime janë të lidhura pazgjidhshmërisht nga njëri-tjetri. Prandaj, është në detyrimin e Prokurorisë së Posaçme për të hetuar dhe provuar se të paktën 50 milionë eurot e zhdukura në Tunelin e Llogarasë janë korrupsion i pastër i personit që ka krijuar pabarazinë në tender dhe i personit që e ka ideuar këtë. Të dy kanë emër: Belinda Balluku dhe Edi Rama.
Bashkëpunimi në korrupsion jo vetëm në Tunelin e Llogarasë ia ka lidhur duart Edi Ramës. Ai nuk po e bind dot krahun e tij të djathtë të punëve të pista të japë dorëheqjen, por as nuk ka fuqinë ta shkarkojë. Të dy i bashkon korrupsioni. Të dy janë peng i njëri-tjetrit dhe po i japin kohë vetes për pakte korruptive dhe mafioze.
Është në detyrën e Prokurorisë së Posaçme që 50 milion euro tarifë korrupsioni në projektin e Tunelit të Llogarasë t’i gjejë në xhepat e drejtuesve më të lartë të qeverisë, të bëjë drejtësi dhe të bëjë të mundur rikthimin në buxhet të gjësë së vjedhur me firmën e Belinda Ballukut dhe bekimin e Edi Ramës”, shkruan Bardhi.

The post Bardhi: Paratë e vjedhura me firmën e Ballukut të rikthehen në buxhet appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje: