Taulant Seferi realizon dopietë në Turqi

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Taulant Seferi po kalon sezonin më të mirë në Turqi. Sot nga sulmuesi i Shqipërisë u regjistrua një dopjetë, ndërsa Bodrumspor fitoi me rezultatin 5-0 ndaj Istanbulspor. Goli i parë i Seferit ishte mjaft i bukur, pasi erdhi si gjuajtje nga jashtë zone.

Në fraksionin e dytë, Seferi bëri sërish gjithçka mirë duke fituar topin në mesfushën e tij dhe finalizuar vetë.

Tashmë Seferi është në kuotën e nëntë golave te Liga e Parë turke, si dhe regjistron katër asistime.

Bodrumspor ndërkohë kryeson renditjen dhe kërkon rikthimin në elitë. Silvinjo publikoi sot listën e Kombëtares për ndeshjet e nëntorit.

Seferi nuk është pjesë e saj, ndërsa ftesa për të ka munguar gjatë gjithë këtij viti.

gijotina.com/

The post Taulant Seferi realizon dopietë në Turqi appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: