Kroacia bëhet ekipi i tretë europian që pret biletën për Botëror

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Gjashtë sfida të tjera kualifikuese janë luajtur këtë të premte, me një tjetër ekip europian që konfirmoi zyrtarisht pjesëmarrjen në Botërorin 2026.

Kroacia mori fitoren që i duhej përballë Ishujve Faroe me rezultatin 3-1, duke shkuar në kotën e 19 pikëve dhe duke e mbyllur Grupin L në vendin e parë me një ndeshje të mbetur për t’u luajtur.

Holandës që i duhej fitorja përballë Polonisë, barazoi 1-1 në Varshavë përballë Lewandoëskit me shokë. Edhe pse “Tulipanët” janë tri pikë larg polakëve në renditje me një ndeshje të luajtur, ekipi i Koeman ka golavarazhin në favorin e vetë, me zyrtarizimin e Holandës në Botëror që do të bëhet pas tre ditësh.

Në sfidat e tjera, Finlanda u mposht 0-1 nga Malta, ndërsa Mali i Zi mundi me përmbysje 1-2 Gjibraltarin.

REZULTATET:

GRUPI A

Luksemburg 0-2 Gjermani

Woltemade 49’, 69’

Sllovaki 1-0 Irlandë e Veriut

Bobcek 90+1’

GRUPI G

Poloni 1-1 Holandë

Kaminski 43’ / Depay 47’

Finlandë 0-1 Maltë

Grech 81’

GRUPI L

Kroaci 3-1 Ishujt Faroe

Gvardiol 23’, Musa 57’, Vlasic 70’ / Turi 16’

Gjibraltar 1-2 Mali i Zi

Jessop 20’ / Adzic 33’, Krstovic (P) 42’

gijotina.com/

The post Kroacia bëhet ekipi i tretë europian që pret biletën për Botëror appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: