Atentati në Vlorë/ Flet nëna e Gentjan Zotos: Jam e habitur…

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Një shpërthim është raportuar të ketë ndodhur mbrëmjen e djeshme në lagjen “Partizani” në Vlorë në portën e banesës së 63-vjeçares Bakie Zoto, nëna e Gentjan Zotos.

Ky i fundit është dënuar 35 vite burg nga Gjykata e Apelit për përfshirje në atentatin e ndodhur kundër Inez Ajrullës më 10 maj 2019, në bashkëpunim me disa persona të tjerë.

Nga shpërthimi ka pasur vetëm dëme materiale ndërsa policia po heton rrethanat e ngjarjes si dhe po punon për identifikimin e autorit.

Bakie Zoto tregon se jeton e vetme në lagjen “Partizani” në Vlorë dhe se është e habitur nga ngjarja pasi ajo nuk ka konflikte me njeri dhe nuk e di se cilat janë arsyet. Nga pamjet shihet fasada e derës e dëmtuar ku ka ndodhur shpërthimi.

“Vetëm jetoj. Erdhi dhe policia. Më shumë u bë tym. Jo fare asnjë konflikt. Kam kaq vite këtu në lagje. Nuk e di, jam habitur dhe vetë”, tha Bakie Zoto.

gijotina.com/

The post Atentati në Vlorë/ Flet nëna e Gentjan Zotos: Jam e habitur… appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: