Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
Ronela Hajati, ndryshe nga sa mund të duket nga imazhi i saj i fortë, ka rrëfyer hapur se sa të dëmshme mund të jenë komentet negative në rrjete sociale për një artist. Ajo thotë se shpesh ndihet e mbërthyer në të njëjtin cikël të vështirë, te mbingarkuar çdo ditë me përgjegjësi të reja—nga puna intensive dhe pasioni i saj për muzikën, deri te presioni i komenteve toksike që e shoqërojnë vazhdimisht.
Ndërsa detyra e saj është të këndojë dhe të sjellë gëzim, një pjesë e publikut merret me ofendime, kritika për pamjen, akuza për ndërhyrje estetike dhe gjykime të pamëshirshme. Askush, thotë ajo, nuk e di çfarë peshe mbart një artist në ato momente.
Ronela tregon lotët që i ngjiten në grykë: faturat që duhen paguar, familjen që mban, fëmijët që presin, prindërit e sëmurë, mungesën e mbështetjes, marrëdhëniet që nuk funksionojnë, dhe një dashuri që nuk e ka më. Të gjitha këto, ndërkohë që në sytë e të gjithëve duhet të duket e fortë.
“Hera-herës, ky vend të jep 100 arsye për ta lënë,” shkruan ajo. “Por unë vazhdoj edhe pyes: pse jemi kaq të ligj kaq shpesh?” — një reflektim i lodhjes emocionale që ka akumuluar.
Megjithatë, mes gjithë sfidave, Ronela lë edhe një mesazh mbështetës e reflektues:
Nëse sot duhet të jemi falenderues, përveç shëndetit, duhet të falenderojmë Zotin që na ka dhënë një zemër të mirë.
