Kushtetuesja/ A do kthehet sot Balluku në detyrë?

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Nëse tetë gjyqtarët e Gjykatës kushtetuese marriin vendim për të hequr pezullimin e saj, zv/Kryeministrja Belinda Balluku, mund të rifutet sot në zyrën e saj.

Me një vendim të marrë pak orë më parë Gjykata Kushtetuese kaloi për shqyrtimin ankimin e qeverisë për pezullimin e Belinda Ballukut nga detyra. Treshja e gjyqtarëve, Marsida Xaferllari, Sonila Bejtja dhe Sandër Beci  vendosi kalimin në seancë plenare, duke paraparë që ankimimi i Edi Ramës për konflikt kopetencash përbën lëndë për këtë gjykatë.

Dosja Balluku/ Manipulimet e Ramës dhe shembulli francez

Ndërkohë, pas këtij hapi janë tetë gjyqtarë që janë mbledhur për të marrë një vendimmarrje për kërkesën paraprake të qeverisë, për pezullimin e vendimit të GJKKO-së për Balluku, deri në marrjen e një vendimi përfundimtar nga Kushtetuesja.

Andi Bushati: Pse Rama e hoqi maskën

Po sot, Balluku ka ankimuar në GJKKO dy masat e sigurisë të vendosura ndaj saj, pezullim nga detyra dhe ndalim i daljes jashtë shtetit, pasi është e pandehur për shkelje me tenderin e Llogarasë dhe në hetim për lotin 4 të Unazës së Madhe.

©Lapsi.al

The post Kushtetuesja/ A do kthehet sot Balluku në detyrë? appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje: