“Nuk ka qenë i qetë…”, flet mes lotësh nëna e Shpat Kasapit!

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Nëna e Shpat Kasapit ka rrëfyer se gjatë vitit të fundit këngëtari nuk ka qenë i qetë, dhe kjo gjendje ka krijuar shqetësim të vazhdueshëm për gjithë familjen. Me lot në sy dhe zërin që i dridhej nga emocionet, ajo shprehu krenarinë dhe mirënjohjen për figurën e djalit të saj, si dhe për dashurinë e jashtëzakonshme që njerëzit i kanë treguar Shpatit në ditët e fundit.

“22 vjet kam ligjëruar, por sot ndjej një emocion që kurrë në jetë nuk e kam provuar, dhe këtë e dinë të gjitha nënat që kanë humbur fëmijën e tyre. Jam shumë krenare dhe e lumtur që paskam lindur një djalë për të gjithë. Shpatin paskeni dashur kaq shumë,” u shpreh ajo.

Nëna e këngëtarit shtoi se vitin e fundit familja ka ndier se diçka nuk shkonte, pasi Shpati nuk ishte i qetë dhe këtë ata e përjetuan si një lloj parandjenje të trishtë.

“E lus Zotin të më ruajë fëmijët e tjerë, nipërit e mbesat dhe Selvijen. Le të prehet në paqe, në lule të Xhenetit,” përfundoi ajo me shumë dhimbje.

Shpat Kasapi u nda nga jeta javën e kaluar në Itali pas një ataku kardiak. Ai u përcoll për në banesën e fundit të dielën në vendlindjen e tij, ku mijëra qytetarë u mblodhën për t’i dhënë lamtumirën e fundit./mxh

Shpërndaje: