Paska qenë më e bukur përpara?! Dalin pamjet e Bia kalifës para ndërhyrjeve estetike!

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Së fundmi, në rrjetet sociale po qarkullojnë disa pamje të vjetra të Bia Khalifës, të cilat tregojnë pamjet e saj para se të kryente ndërhyrjet estetike në fytyrë. Fotot dhe videot janë shpërndarë me shpejtësi, duke ndezur diskutime të shumta mes ndjekësve dhe kritikëve të saj. Ne fakt, Bia duket mjaft e bukur ne foto, dhe nderhyrjet estetike ngjajne krejtesisht te panevojshme!

Bia Khalifa, e njohur për transformimet estetike dhe imazhin e saj provokues, aktualisht është një nga banoret më të përfolura të edicionit të katërt të Big Brother VIP Kosova. Pamjet e publikuara kanë rikthyer vëmendjen te ndryshimet e saj fizike ndër vite, ndërsa një pjesë e fansave po i krahasojnë paraqitjet “dikur dhe sot”.

Megjithëse reagimet në rrjet janë të larmishme,  nga mbështetja deri te komentet kritike,  Bia vazhdon të mbetet një prej personazheve më të komentuar të BBVK. Brenda shtëpisë, ajo shpesh gjeneron debate, situata virale dhe momente që e mbajnë në qendër të vëmendjes së publikut.

 

Shpërndaje: