Meta kërkesë GJKKO: Mos më mbani në gjyq në kafaz hekuri, është diskriminuese

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Ilir Meta ka depozituar një kërkesë në GJKKO që lidhet me mënyrën e paraqitjes së tij në sallën e gjyqit, ku sipas mbrojtjes ai është vendosur në një kabinë xhami ose strukturë metalike izolimi.

Sipas dokumentit të paraqitur në gjykatë, mbrojtja i kërkon trupit gjykues konstatimin e shkeljes së të drejtave kushtetuese për shkak të vendosjes së Ilir Metës në kabinë xhami/kafaz hekuri.

Meta kërkon që gjatë seancave ai të vendoset pranë avokatit, pa barriera fizike, gjatë gjithë procesit gjyqësor.

Në kërkesën e dorëzuar, mbrojtja pretendon se vendosja e të pandehurit në kabinë të mbyllur cënon nenin 3 të Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, që ndalon trajtimin çnjerëzor dhe poshtërues.

shkresa (1)shkresa (2)shkresa (3)

The post Meta kërkesë GJKKO: Mos më mbani në gjyq në kafaz hekuri, është diskriminuese appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: