A do të miratohet Jon Keta si kryetari i ri i BKH-së? E mësojmë javën tjetër

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Brenda javës së ardhshme do të mësohet edhe emri i drejtorit të ri të FBI-së shqiptare, Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Prokuroria e Posaçme mbylli procedurën e përzgjedhjes dhe pas konkursit u shpall si kandidatura fituese Joni Keta.

Sipas procedurës së garës, tani emri i tij duhet të kalojë në KLP për votim.

Në këtë kuadër, Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka caktuar datën 9 dhjetor, ora 11:00, për të zhvilluar mbledhjen për Drejtorin e Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Sipas procedurës dhe rregullores, KLP do të votojë nëse e pranon propozimin e SPAK, për të zgjedhur Joni Ketën në krye të BKH-së, për një mandat 5 vjeçar.

Keta arriti të fitonte në garën me 7 kandidatët e tjerë që kishte përballë.

The post A do të miratohet Jon Keta si kryetari i ri i BKH-së? E mësojmë javën tjetër appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje: