Fitore për Partizanin, Bylisi mposhtur; Teuta dhe Elbasani barazojnë

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Partizani ka arritur një fitore tepër të rëndësishme në ndeshjen e javës së 14-të të Superiores, duke mundur 1-0 Bylisin.

Sfida e luajtur në “Arenën e Demave” nuk prodhoi shumë, teksa goli i vetëm i takimit u shënua në minutën e 72’ nga kolumbiani Diego Contreras, duke i dhënë tre pikë të rëndësishme të kuqve.

Me këtë fitore, Partizani ngjitet në vendin 6-të me 17 pikë, duke u larguar nga zona e ftohtë për mbijetesë.

Nga ana tjetër, Bylisi vijon të qëndrojë në vendin e 8-të me 13 pikë.

Nuk ka fitues në sfidën tjetët të  javës së 14-të mes Teutës dhe AF Elbasanit, me të dyja ekipet që u mjaftuan me nga një pikë në një barazim pa gola.

Sfida e luajtur në “Niko Dovana” prodhoi shumë emocione në fundin e takimit, ku verdheblutë pretendun për një prekje të topit me dorë në zonë në minutën e 86’, ndërsa pas 4 minutash, durrsakët u ndalën nga shtylla.

Me këtë pikë, Elbasani ruan momentalisht vendin e parë me 26 pikë, ndërsa Teuta qëndron në vendin e 4-të me 22 pikë.

gijotina.com/

The post Fitore për Partizanin, Bylisi mposhtur; Teuta dhe Elbasani barazojnë appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: