Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
Një aksident me pasojë plagosjen e dy personave ndodhi të shtunën në fshatin Rrëmbec të Maliqit.
Një mjet tip “Skoda” ka dalë nga rruga duke përfunduar në anë të rrugës e me pas duke u përplasur me një pemë. Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur dy persona që udhëtonin në automjet.
Burime pranë Spitalit Rajonal të Korçës bëjnë me dije se të plagosurit po marrin ndihmën e parë mjekësore ndërsa janë jashtë rrezikut për jetën
Policia në vendin e ngjarjes për zbardhjen e rrethanave të rastit.
The post Aksident në Maliq, dy të plagosur appeared first on Lapsi.al.
