U rrëzua tek blloqet e betonit, lëndohet rëndë në kokë 35-vjeçarja në Vlorë

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Një grua rreth 35-vjeçe është rrëzuar gjatë ditës së sotme përgjatë bulevardit Ismail Qemali. Ajo është penguar në një prej blloqeve të betonit të vendosura në zonë. Si pasojë e rrëzimit, ajo ka pësuar dëmtime në kokë. Nuk është hera e parë që qytetarët hasin vështirësi dhe pengohen në këto blloqe betoni, të cilat janë vendosur pa asnjë kriter pranë bulevardit dhe trotuareve të këmbësorëve.

Gruaja është dërguar me ambulancë drejt urgjencës së spitalit rajonal të Vlorës për ndihmë mjekësore. Ky mbetet një shqetësim i përsëritur dhe një problematikë serioze, veçanërisht për moshat e treta. Një muaj më parë një grua rreth 65 vjeçe humbi jetën pasi u pengua pikërisht në këto blloqe betoni.

The post U rrëzua tek blloqet e betonit, lëndohet rëndë në kokë 35-vjeçarja në Vlorë appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje: