Kështilli i Lartë i Gjyqësortit i ka shtuar sot një tjetër njollë të errët drejtësisë së rilindur duke vendosur me 6 vota mospranimin e nisjes së procedurave për verifikimin e gjyqtares Irena Gjoka, pas raportit të Prokurorisë së Përgjithshme ku kjo e fundit mbërrinte në konkluzionin se Gjyqtarja e GJKKO-së kishte gënjyer në formularin e dekriminalizimit. Pro, raportit të Prokurorisë së Përgjithshme kanë votuar katër anëtarë, ndërsa për turpin e tyre gjashtë të tjerë, Yllka Rupa, Ridvan Hado, Markelian Koçaj, Emona Muçi, Klodian Kurushi dhe kreu Ilir Rusi, janë sjellë si kamikazë politikë duke votuar pro Irena Gjokës.
Andi Bushati: Irena Gjoka si turpi i drejtësisë së rilindur
Irena Gjoka është vërtetuar se ka gënjyer më shumë se një herë në kuadratet e formulartit të dekriminalizimit gjatë kohës së vettingut: Ajo ka mohuar të ketë qenë e dënuar me vendim të formës së prerë jashtë vendit, të ketë qenë e dëbuar nga ndonjë vend i BE-së (shiko poshtë). Mjafton verifikimi i kësaj gjëje i kryer tashmë nga prokuroria që ajo ta humbiste automatikisht mandatin e gjyqtares.

Që kur plasi ky skandal në mediat greke (linku poshtë), pasi ajo qe gjyqtajra e procesit kundër Belerit, vetë Maneku ka mbajtur qëndrimin se ajo nuk ka qenë në djeni të asaj që kanë vendosur autoritetet greke pas shpinës së saj. Edhe në letren mbrojtëse që ajo ka dërguar ditët e fundit para KLGJ-së, Irena Gjoka (Maneku /Shpata) pretendonte se vetëm i është refuzuar, pa shpjegime, hyrja në territorin grek, ndërsa nuk ka pasur dijeni, as për procesin dhe as për vendimin gjyqësor.
Del dokumenti/ Gjyqtarja Irena Gjoka, e dëbuar për vizë false
Por, në Maj të 2025, Lapsi.al arriti të sigurojë një dokument që e nxirrte bllof gjykatësen e GJKKO-së. Ky dokument tregonte se ajo jo vetëm e ka ditur se ka qenë e dëbuar dhe e dënuar për kalim kufiri me dokumenta të fallcifikuara por ajo ka marrë avokat në Greqi dhe i ka bërë atij prokurë për të kundërshtuar masat ndaj saj.


The post Skandali/ Gjashtë fytyrat e turpit që shpëtuan Irena Gjokën appeared first on Lapsi.al.
