Një plagosje me armë zjarri është regjistruar pasditen e kësaj të diele në Mitrovicë. Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti bëri me dije se nga kjo ngjarje ka mbetur i plagosur një person.
Ai theksoi se autori i dyshuar është vënë në pranga. I plagosuri nga ana tjetër ndodhet në spital ku ka marrë ndihmë mjekësore.
“Sot rreth orës 14:00, Policia e Kosovës ka pranuar informatën për një person të plagosur në Mitrovicë nga arma e zjarrit. Rasti ka ndodhur në rrugën ‘Ilaz Kodra’”, tha ai.
Zahiti shtoi se është sekuestruar edhe një armë e cila dyshohet se është përdorur gjatë plagosjes.
“Si rezultat i veprimeve të shpejta operative dhe hetimore, Policia ka arritur të identifikojë dhe arrestojë një person të dyshuar, i cili dyshohet se ka plagosur viktimën. Në cilësinë e provës materiale, nga i dyshuari është konfiskuar një armë zjarri”, shtoi ai.
Autoritetet po i vazhdojnë procedurat hetimore lidhur me këtë rast.
The post Të shtëna me armë në Mitrovicë, plagoset një person! Prangoset autori appeared first on Euronews Albania.
