Cristiano Ronaldo ka rikthyer qetësinë te Al Nasr, duke marrë pjesë në stërvitje sot pas një jave proteste. Ylli portugez kishte bojkotuar stërvitjet dhe ndeshjet për të kundërshtuar Fondin e Investimeve Publike (PIF), duke u ndjerë i pabarabartë për shkak të transferimit të Karim Benzema te Al Hilal.
Sipas raportimeve, mosmarrëveshja e CR7 ka edhe dimensione të tjera, përfshirë pagesat e vonuara të stafit dhe rikthimin e drejtuesve portugezë Semedo dhe Simão Coutinho në detyrë, të cilët më parë ishin të penguar në merkaton e dimrit.
Megjithatë, Ronaldo nuk do të luajë menjëherë: ai mungon në ndeshjen e së mërkurës në Ligën e Kampionëve të Azisë dhe do të presë për sfidën e së shtunës kundër Al Fateh në kampionat.
Në fund, portugezi duket se ka fituar betejën e tij brenda klubit, duke rikthyer stabilitetin për veten dhe ekipin.
The post Cristiano Ronaldo rikthehet te Al Nasr pas tensioneve me PIF appeared first on Euronews Albania.
