Ka nisur seanca e dytë e kësaj të mërkure në Kuvendin e Kosovës për zgjedhjen e qeverisë pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme të dhjetorit. Në seancën e parë të kësaj dite, pas një kalvari të gjatë nga seanca e kaluar, u zgjodh Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, si propozim i Vetëvendosjes, me 66 vota, si dhe pesë nënkryetarët e propozuar nga partitë politike.
Në këtë seancë të dytë është zgjedhur Kryeministër i Kosovës Albin Kurti, i cili mori 66 vota pro, 49 vota kunder dhe asnjë abstenim.
The post Albin Kurti zgjidhet Kryeministër i Kosovës me 66 vota appeared first on Euronews Albania.
