Manchester City ka arritur një fitore të qartë në Premier League, duke mundur Fulhamin me shifrat 3-0. Të tre golat u shënuan që në pjesën e parë, me Semenyon që zhbllokoi rezultatin, ndërsa O’Reilly dhe Haaland vulosën triumfin e 16-të sezonal të Cityt.
Aktualisht, Manchester City ndjek Arsenalin në krye të tabelës me tre pikë diferencë. Sidoqoftë, topçinjtë kanë një ndeshje më pak, të cilën e luajnë mbrëmjen e sotme ndaj Brentfordit. Një fitore për Arsenalin do t’i lejojë të ruajnë ose të rrisin avantazhin ndaj qytetarëve.
Të mërkurën, fitore siguruan edhe Liverpool, Aston Villa dhe Burnley, ndërsa dueli mes Nottingham Forest dhe Wolves u mbyll pa gola.
Në ndeshjen ndaj Brentfordit, Arsenal do të luajë pa Merino dhe Havertz për shkak të dëmtimit, ndërsa pjesëmarrja e Saka, Odegaard dhe Trossard mbetet e dyshimtë. Ndeshja e fazës së parë përfundoi 2-0 për Arsenalin, dhe objektivi i skuadrës mbetet një fitore edhe në këtë përballje.
The post Manchester City fiton 3-0 ndaj Fulhamit, Arsenali me mungesa ndaj Brentfordit appeared first on Euronews Albania.
