Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, njoftoi se është takuar me të dërguarin special të presidentit të SHBA-së, Richard Grenell, në margjinat e Konferencës së Sigurisë në Mynih.
Vuçiç e përshkroi Grenell si “një mik të Serbisë” dhe “një ekspert të mirë të situatës në rajon”. Gjatë takimit, ata shkëmbyen mendime mbi përmirësimin e mëtejshëm të marrëdhënieve mes Serbisë dhe SHBA-së, çështjet e sigurisë, si dhe mbi projekte konkrete që mund të forcojnë bashkëpunimin ekonomik dhe të rrisin praninë e investimeve amerikane në Serbi.
Ndërkohë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po merr pjesë nga Kosova në këtë konferencë të rëndësishme.
The post Vuçiç takohet me të dërguarin special të SHBA-së në Konferencën e Sigurisë në Mynih: Mik i Serbisë appeared first on Euronews Albania.
