Në kuadër të 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka shpërndarë pamje dhe mesazhe simbolike përmes rrjeteve sociale.
Në statusin e tij, Rama shkruan:
“RESPEKT
Pas ‘burgosjes’ simbolike me një grilë hekuri të përkujtimores së mirënjohur NEWBORN, me mbishkrimin ‘Kosova e burgosur’, sot aktivistët kanë vendosur 5000 emblema të UÇK-së.”
Pamjet e shpërndara tregojnë monumentin NEWBORN të rrethuar me hekura, duke simbolizuar sfidat dhe kujtesën historike të vendit, ndërsa vendosja e emblemave të UÇK-së reflekton një mesazh të fuqishëm qytetar dhe patriotik.
The post Rama shpërndan fotot nga protesta simbolike në Prishtinë: Kosova e burgosur appeared first on Euronews Albania.
