FOTO/ Marshimi në Prishtinë për UÇK-në, Osmani përkrah Taulant Ballës dhe Ali Ahmetit

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Në marshimin që po zhvillohet këtë të martë në sheshin  “Skënderbeu” në Prishtinë janë të pranishëm edhe figura të rëndësishme të politikës në Kosovë dhe jo vetëm. Marshim i janë bashkuar edhe presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, kreu i BDI Ali Ahmeti, kreu i Grupit Parlamentar të PS Taulant Balla, djali i Hashim Thaçit dhe kreu i PDK Bedri Hamza.

Siç shihet edhe nga pamjet, Osmani është e shoqëruar nga Balla dhe Ali Ahmeti. Gjithashtu i pranishëm është edhe djali i ish-presidenti Thaçi, Endrit Thaçi. Ai shihet pranë Ballës ndërsa sheshi është mbushur plot me njerëz që kërkojnë drejtësi për ish-krerët e UÇK-së.

The post FOTO/ Marshimi në Prishtinë për UÇK-në, Osmani përkrah Taulant Ballës dhe Ali Ahmetit appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: