1 mijë shtëpi të përmbytura, bashkia e Bordeaux në Francë shpall gjendjen e jashtëzakonshme

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Bashkia e Bordeaux në jugperëndim të Francës njoftoi se ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme për shkak të përmbytjeve, kulmi i të cilave pritet nesër në mëngjes. Në departamentin Charente-Maritime, rreth 1,000 shtëpi janë përmbytur, ndërsa në Lot-e-Garonne, 3,000 përdorues janë pa energji elektrike.

“Departamenti i Charente-Maritime po përballet me një përmbytje të madhe, një përmbytje historike. Në të gjithë departamentin, 1,000 shtëpi u prekën nga përmbytjet, dhe më shumë në qytetin e Sainte, ku u përmbytën 900 shtëpi”, tha kreu i kabinetit të prefektit të atij departamenti, Raphael Farge, sipas televizionit BFM.

The post 1 mijë shtëpi të përmbytura, bashkia e Bordeaux në Francë shpall gjendjen e jashtëzakonshme appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: