Tre vite nga tragjedia në Tempi, marinarët grekë në grevë kombëtare më 28 shkurt

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Federata Detare Panhelenike, PNO do të zhvillojë me një grevë kombëtare 24-orëshe në të gjitha kategoritë e anijeve. Greva do të zhvillohet të shtunën, më 28 shkurt nga ora 00:01 e mëngjesit deri në orën 24:00 të mesnatës.

Mobilizimi zhvillohet me rastin e mbushjes së tre viteve që nga aksidenti tragjik hekurudhor në Tempi, ku 57 pasagjerë humbën jetën, në një ngjarje që tronditi vendin dhe nxori në pah rëndësinë e sigurisë në transport.

Në njoftimin e saj, Federata Detare Panhelenike thekson se familja detare e di nga afër se është jetike të zbatohen rregullat dhe masat e sigurisë dhe gjithashtu se kur këto shkelen, rezultatet janë për fat të keq tragjike dhe ka shumë shembuj që kanë ndodhur në transportin detar, tokësor dhe ajror.

Me këtë vendim, detarët u bëjnë homazh kolegëve të tyre, por edhe qenieve njerëzore, të cilët kanë humbur jetën në aksidente të tilla.

Njëkohësisht, ata kujtojnë se Federata Detare Panhelenike do të vazhdojë të ndërhyjë intensivisht me të gjitha forcat që ka në dispozicion, për të siguruar që mbrojtja e jetës njerëzore në det të mos jetë thjesht një slogan.

Vendime të ngjashme për grevë për të njëjtën ditë dhe për të njëjtën arsye kanë filluar të merren nga sindikatat në sektorë të tjerë.

The post Tre vite nga tragjedia në Tempi, marinarët grekë në grevë kombëtare më 28 shkurt appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: