Arsenal kërkon të ruajë ritmin në krye, Wolves thuajse i rënë nga kategoria

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Në një kohë kur rivalët e Serisë A luajnë në eventet evropiane, Milani thirret në apel në ligën vendëse aty ku përballet me Comon në mbrëmje.

Kuqezinjtë luajnë në San Siro përballë Como, një skuadër që po paraqitet mirë përgjatë këtij sezoni. Skuadra vendëse ka fatin e keq që sonte nuk luan mesfushori francez Rabiot, së bashku me Gimenez që mungon prej muajsh, ndërsa në dyshim është dhe kapiten Amerika, Christian Pulisic.

Trajneri Fabregas po ashtu ka 3 mungesa të sigurta në këtë ballafaqim mjaft të rëndësishëm, që në rast fitore do të parakalonte Atalantën në klasifikim.

Mesjava rezervon një duel të bukur dhe në elitën e futbollit anglez, aty ku Arsenal kryesues përballet me vendin e fundit në klasifikim. Havertz, Merino, Odegaard nuk janë të gatshëm dhe Calafiori është në dyshim, por Arteta ka gati artilerinë e rëndë pavarësisht këtyre mungesave. Wolves në anën tjetër është thuajse i dorëzuar dhe në prag të rënies nga kategoria, pasi në 26 javë ka vetëm 9 pikë. Vendi i 17të është plot 18 pikë larg dhe duket një mision i pamundur.

The post Arsenal kërkon të ruajë ritmin në krye, Wolves thuajse i rënë nga kategoria appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: