Pogradeci për herë të parë në finale të Kupës së Shqipërisë në volejboll për femra

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Skuadra e volejbollit të femrave të Pogradec ka siguruar për herë të parë në histori kalimin në finalen e Kupës së Republikës, pas fitores ndaj KS Dinamo Tirana në gjysmëfinale. Dueli i dytë përfundoi 3-0 në favor të “Liqenoreve”, që konfirmuan triumfin pas suksesit 0-3 në ndeshjen e parë në transfertë.

Vajzat e drejtuara nga trajneri Besnik Lisha dominuan takimin, duke fituar setet 25–18, 25–12 dhe 25–15.

Volejbollistet Kejda Kodra dhe Anxhela Mehmeti u shprehën se skuadra e këtij sezoni është ndërtuar për të fituar Kupën e Republikës dhe titullin kampion.

“Siç është pritur për ekipin, duam të fitojmë gjithë kupat dhe kampionatin”, tha Anxhela Mehmeti.

“Fusha tregoi paraqitjen tonë dhe arritëm aty ku deshëm. Asgjë nuk ka mbaruar deri sa të shpallemi kampione të Kupës së Shqipërisë. Kushdo që do të dalë në finale për ne do të jetë pretendent i fortë. Do punojmë fort për të arritur aty ku duam”, tha Kejda Kodra.

Në finalen e Kupës së Republikës, Pogradeci do të përballet me Tirana, e cila mposhti Skënderbeun në gjysmëfinalen tjetër.

The post Pogradeci për herë të parë në finale të Kupës së Shqipërisë në volejboll për femra appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: