Barazim i papritur për Arsenalin në transfertë, Milan ndalet nga Como

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Arsenali ka bërë një tjetër hap fals në kampionatin anglez, duke barazuar në transfertë 2-2 ndaj Wolves, ekipit që renditet i fundit në klasifikim.

Në pesë javët e fundit, londinezët kanë regjistruar vetëm dy fitore dhe kanë lënë 7 pikë, duke e vështirësuar më tej rrugën drejt titullit. Në transfertë ndaj Wolves, Arsenali dominoi pjesën më të madhe të ndeshjes. Bukayo Saka kaloi skuadrën e tij në avantazh që në minutën e pestë, ndërsa Hincapie dyfishoi rezultatin. Megjithatë, vendasit reaguan me Bueno, dhe në fund Edozie, i futur nga stoli, shënoi golin që vulosi barazimin 2-2.

Pas këtij rezultati, Arsenali mbetet kryesues me 58 pikë pas 27 ndeshjeve, ndërsa Manchester City ka 53 pikë dhe një ndeshje më pak, duke e ngushtuar diferencën në vetëm një pikë nëse fitojnë.

Në Itali, në një tjetër duel interesant, Milan dhe Como barazuan 1-1. Nico Paz i Comos shënoi për avantazhin e miqve pas një gabimi të portierit Maignan, por Leao riktheu ekuilibrin dhe rezultati mbeti 1-1 deri në fund.

Standings provided by Sofascore

Standings provided by Sofascore

The post Barazim i papritur për Arsenalin në transfertë, Milan ndalet nga Como appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: