Atletico e vlerëson Alvarez 200 mln euro, Barcelona e interesuar për të

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Atletico e Madridit dëshiron që me cdo kusht të mos e lejojë të largohet sulmuesin kryesor të saj, Julian Alvarez, për të cilin interesi është i madh.

Një nga skuadrat që po këmbëngul për të është Barcelona, e cila është gati që në verë të bëjë një ofertë zyrtare. Për të shmangur një largim të mundshëm, los colchoneros bënë një lëvizje të zgjuar duke i vendosur vlerën lojtarit plot 200 milionë euro.

Pra, çdo skuadër që dëshiron ta afrojë duhet të paguajë një vlerë të majme, e cila është thuajse e papërballueshme në kontinentin e vjetër.

E vetmja ligë që mund të sigurojë një shumë të tillë është vetëm Arabia Saudite, por argjentinasi kurrsesi nuk e ka në plan të largohet nga futbolli kompetitiv i Evropës. Më herët u përfol se 26-vjecari ishte i pakënaqur me projektin e bardhekuqve, por me sa duket ka ndryshuar qëndrim, ku në verë do të rinovojë kontratën.

Barcelona në anën tjetër e konsideron momentin e duhur për afrimin e Alvarez, pasi do të largohet Robert Lewandowski.

The post Atletico e vlerëson Alvarez 200 mln euro, Barcelona e interesuar për të appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: