Komonuelthi i Pensilvanisë përmes një letre ka njoftuar njohjen e 17 shkurtit si Ditën e Pavarësisë së Kosovës. Këtë e ka njoftuar ambasada e Kosovës në SHBA përmes një postimi në X teksa falënderon guvernatorin e Pensilvanisë, Josh Shapiro.
“Commonwealth-i përbëhet nga komunitete të pasura, të gjalla dhe të larmishme, të cilat u ofrojnë qytetarëve të tij një pasuri njohurish dhe kulture për botën në të cilën jetojnë. Forca jonë nuk vjen nga uniformiteti, por nga diversiteti, dhe ne jemi krenarë të festojmë larminë kulturore të Commonëealth-it tonë.
Komuniteti shqiptaro-amerikan është pjesë përbërëse e Pensilvanisë dhe kontributet e tyre në strukturën ekonomike, kulturore dhe shoqërore të Commonëealth-it tonë janë të pazëvendësueshme. Ndërsa festojmë pavarësinë e Kosovës, shqiptaro-amerikanët në Pensilvani duhet të ndiejnë një ndjenjë të thellë krenarie dhe arritjeje.
Jam i bindur se ata do të vazhdojnë të jenë thelbësorë në suksesin dhe mirëqenien e Commonëealth-it tonë për shumë breza që do të vijnë”, thuhet në vendimin e guvernatorit të postuar nga ambasada e Kosovës.
The post Komonuelthi i Pensilvanisë njeh 17 shkurtin si Ditën e Pavarësisë së Kosovës appeared first on Euronews Albania.

