Ish-zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, për të cilin ishte lëshuar fletë-arrest ndërkombëtar është dorëzuar mëngjesin e së hënës në vendkalimin kufitar Bllacë.
Ministria për Punë të Brendshme e RMV, njoftoi se ai u paraqit në orën 06:10 minuta në është paraqitur, dhe menjëherë është privuar nga liria për veprime të mëtejshme.
KosovaPress pati raportuar që më 7 janar se ish-zyrtari i lartë i Bashkimit Demokratik për Integrim ishte parë në Prishtinë, duke lëvizur në një zonë jo larg qendrës së kryeqytetit të Kosovës, i shoqëruar nga dy fëmijë.
Grubi, siç kishte insistuar burimi që kishte pretenduar se e ka parë, ishte i veshur me një xhup dimri, rroba e kapelë sportive ndërsa kishte lëshuar edhe pak mjekër.
Më 16 dhjetor 2024, pasi Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit hapi hetim kundër Grubit për keqpërdorime serioze me tenderë në “Lotarinë shtetërore”, u bë e ditur se ai e kishte braktisur shtetin.
Përveç tij policia e Maqedonisë së Veriut ende është në kërkim edhe të ish-drejtorit të “Lotarisë shtetërore”, Përparim Bajrami, ndërsa i pakapshëm për organet e ndjekjes mbetet edhe ish-drejtori i EMV-së, Vasko Kovaçevski.
The post Dorëzohet në polici ish-zvkryeministri i Maqedonisë së Veriut Artan Grubi appeared first on Euronews Albania.
