Kushëriri i Valon Berishës humb jetën në aksident në Austri, mesfushori nga Kosova tentoi ta shpëtonte

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Mesfushor i Zurich, Valon Berisha ka qenë dëshmitar i një aksidenti të rëndë në Austri ku për pasojë humbi jetën një kushëri  i tij. Aksidenti ndodhi në fundjavë ndërsa dy kushërinjtë po udhëtonin me mjete të ndryshme.

Një kosovar me pasaportë zvicerane, 38-vjeç, nga Rothrist në kantonin e Aargaut, humbi jetën të dielën në mëngjes gjatë drejtimit të një furgoni në Westautobahn, rreth orës 08:10.

Automjeti i i 38-vjeçarit që mbeti viktime doli nga rruga pranë stacionit të shërbimit Lindach pranë Laakirchen dhe përplasi ballë për ballë një barrierë prej druri. Berisha ishte duke drejtuar mjetin para

33-vjeçari u ndalua menjëherë dhe shkoi për t’i dhënë ndihmën e parë dhe duke njoftuar autoritetet të cilat nuk mundën ta shpëtonin 38-vjeçarin.

FC Zurich gjithashtu ka reaguar lidhur me ngjarjen dhe shprehu ngushëllimet për Berishën.

“FC Zurich është thellësisht i tronditur nga aksidenti tragjik në Austri, në të cilin u vra një i afërm i ngushtë i lojtarit tonë Valon Berisha. Valon nuk ishte i përfshirë direkt në aksident, por u bë dëshmitar i ngjarjes. Klubi qëndron pranë tij dhe e mbështet në çdo mënyrë në këtë kohë të vështirë”, thuhet në reagim.

The post Kushëriri i Valon Berishës humb jetën në aksident në Austri, mesfushori nga Kosova tentoi ta shpëtonte appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: