Në territoret e pushtuara ukrainase, Rusia ka krijuar versione të reja të klubeve si Shakhtar Donetsk dhe Zorya Luhansk, duke organizuar madje edhe një kampionat të ri. Sipas ekspertëve, kjo shihet si një mjet propagande për presidentin Vladimir Putin.
Vitalii Ovcharenko, ish-ultras i Shakhtar, kujton momentin kur mori vesh lajmin për klonimin e klubit të tij të zemrës. Ai thotë se nuk u habit, duke theksuar se kjo është pjesë e strategjisë ruse që nga pushtimi i vitit 2014.
“FC Shakhtar është simbol i Donbasit dhe qëndron me Ukrainën. Këtu po humbasin luftën dhe kjo është arsyeja pse po shfaqin një version të tyre të klubit. Është qesharake dhe vetëm na bën të ndjejmë përbuzje,” shprehet Ovcharenko.
The post Rusia krijon klone të klubeve ukrainase, futbolli përdoret si propagandë appeared first on Euronews Albania.
