Që prej mbërritjes në Camp Nou performanca e Marcus Rashford ka qenë e jashtëzakonshme, krejt e kundërt nga ajo më herët tek Aston Villa apo dhe te Manchester United.
Britaniku arriti të bindë drejtuesit e klubit spanjoll, të cilët kanë vendosur ta mbajnë më gjatë, jo vetëm kaq, por madje arritën akordin me djajtë e kuq për blerjen e kartonit të tij. Sipas asaj që raportojnë mediat spanjolle, dy skuadrat janë dakordësuar me njëra-tjetrën në lidhje me Rashford, i cili më herët shprehu dëshirën për të qëndruar në Spanjë.
Blaugranët kanë rënë dakord që pagesën prej 30 milionë eurosh ta paguajnë në 3 këste në periudha të ndryshme, ku secila prej tyre do të jetë 10 milionë euro. Kjo për shkak të situatës që Barcelona po kalon, por njëkohësisht edhe për faktin se klubi është drejt zgjedhjeve për presidentin e ri.
Sa i përket Rashford, ai ka shënuar 10 gola në të gjitha kompeticionet me fanellën blaugrane, ndërsa fillimisht u afrua në formë huazimi. Me kalimin e kohës fitoi besimin e trajnerit Flick dhe drejtuesve të tjerë, të cilët morën vendimin që të blihej përfundimisht kartoni i tij.
The post Rashford mbetet në Barcelonë, do të blihet kartoni i tij nga “djajtë e kuq” appeared first on Euronews Albania.
