Legjionarët shqiptarë ishin protagonistë në fundjavë, duke dhënë kontribut të rëndësishëm për klubet e tyre. Paraqitjet e tyre gëzojnë edhe trajnerin e Kombëtares, Sylvinho, i cili po përgatitet për ndeshjen e 26 marsit në transfertë ndaj Polonia, për llogari të “play-off”-it të Botërorit.
Rey Manaj ishte protagonist në Turqi, duke i dhënë fitoren Sivasspor në transfertë ndaj Serik Spor, me golin e vetëm të takimit në minutën e 48-të.
Edhe mbrojtësi Arlind Ajeti gjeti rrugën e rrjetës, duke shënuar në fitoren 3-1 të Bodrumspor në transfertë ndaj Hatayspor.
Në Turqi spikati edhe Qazim Laçi, i cili regjistroi asistin e gjashtë sezonal në kampionat në fitoren 3-0 të Rizespor ndaj Kasimpasa. Mesfushori numëron gjithashtu tre gola këtë sezon.
Formë fantastike po kalon edhe Anis Mehmeti, që realizoi golin e parë në fitoren 3-0 të Ipswich Town ndaj Swansea City. Ky ishte goli i 10-të sezonal për të, ndërsa ka dhënë edhe 7 asiste.
Gol shënoi edhe Cristian Shpendi, që realizoi në barazimin 1-1 të Cesena në transfertë ndaj Empoli. Shpendi zhbllokoi takimin në minutën e 29-të.
Titullarë me skuadrat e tyre këtë javë u aktivizuan edhe Thomas Strakosha, Mario Mitaj, Berat Gjimshiti, Ardian Ismajli, Klisman Cake, Kristjan Asllani, Ylber Ramadani, Juljan Shehu, Adrion Pajaziti, Jasir Asani, Myrto Uzuni dhe Ernest Muçi.
The post Legjionarët shqiptarë spikatin në fundjavë, shënojnë Manaj dhe Ajeti appeared first on Euronews Albania.
