Një protestë paqësore e thirrur disa ditë më parë nga përfaqësues të shoqërisë civile është zhvilluar këtë të hënë në qytetin e Korçës në lidhje me situatën e krijuar pas rrëshqitjes dhe bllokimit të aksit Librazhd–Prrenjas, segment kyç i lidhjes mes Korçës dhe Tiranës.
Organizatorët kanë theksuar se kjo protestë synon të shërbejë si një mesazh për të gjitha institucionet përgjegjëse, pasi situata e krijuar prej gati 10 ditësh ka izoluar juglindjen e vendit, duke sjellë pasoja të menjëhershme ekonomike dhe sociale. Sipas tyre, bllokimi i aksit ka kufizuar lëvizjen e lirë të qytetarëve, ka rritur kostot e transportit dhe ka vështirësuar qarkullimin e mallrave.
The post “Po na shkatërrohet biznesi”, Korçë, dhjetëra qytetarë në protestë appeared first on GIJOTINA.
