Marrëveshja për emigrantët, Gjykata e Apelit në Romë ngre dyshimet për legjitimitetin: Bie ndesh me normat për azilin

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Gjykata e Apelit në Romë ka ngritur dyshimet për legjitimitetin e të gjithë protokollit të marrëveshjes për emigrantët mes Italisë dhe Shqipërisë.

Pikëpytejet mbi ligjshmërinë kanë ardhur pas ndalimit të tre shtetasve marokenë që janë dërguar në kampin e Gjadrit.

Në tre vendime të lëshuara javët e fundit në procedurat për të vërtetuar ndalimin e tre qytetarëve marokenë kundër të cilëve ishte lëshuar tashmë një urdhër dëbimi, gjyqtarët në Romë thonë se kërkesa për të vërtetuar ndalimin e tyre nuk mund të ishte lëshuar duke pasur parasysh se kjo Gjykatë Apeli dyshonte në legjitimitetin e dispozitave të Protokollit Itali-Shqipëri dhe ligjit të ratifikimit.

Ndërkohë Gjykata e Apelit të Romës është në pritje të një vendimi të ri nga Gjykata Europiane e Drejtësisë më 23 mars.

Në vendimin e tyre, gjyqtarët e Gjykatës së Apelit deklarojnë se dyshimet e ngritura tashmë në lidhje me përputhshmërinë me Nenin 9 të Direktivës Evropiane, i cili parashikon që azilkërkuesit kanë të drejtë të qëndrojnë në shtetin anëtar derisa të merret një vendim për kërkesën e tyre.

Kjo është pika kyçe e dhjetëra masave që kanë liruar emigrantët që presin riatdhesimin, shumë prej të cilëve kishin dënime të mëparshme për krime të rënda dhe janë transferuar nga Italia në Shqipëri.

The post Marrëveshja për emigrantët, Gjykata e Apelit në Romë ngre dyshimet për legjitimitetin: Bie ndesh me normat për azilin appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: