Shkarkohet trajneri i kombëtares së femrave të Luksemburgut pas denoncimeve për mesazhe të papërshtatshme

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Trajneri 44-vjeçar Daniel Santos është shkarkuar menjëherë nga drejtimi i kombëtares së femrave të Luksemburgut. Vendimi u bë i ditur nga Federata e Futbollit e Luksemburgut, pas disa denoncimeve për mesazhe të papërshtatshme që ai dyshohet se u ka dërguar disa lojtareve.

Në një komunikatë zyrtare, federata theksoi se sjellja e raportuar bie ndesh me vlerat etike dhe standardet e respektit të kërkuara nga institucioni. Sipas saj, veprimi u ndërmor menjëherë për të mbrojtur futbollistet dhe integritetin e ambientit sportiv, ndërsa humbja e besimit nga lojtaret e bëri të pamundur vazhdimin e bashkëpunimit.

Avokati i federatës, Marc Diederich, deklaroi për mediat vendase se mesazhet janë dërguar disa vite më parë dhe janë bërë publike vetëm së fundmi. Ai shtoi se ende nuk dihet nëse akuzat do të sjellin pasoja ligjore për trajnerin e shkarkuar.

The post Shkarkohet trajneri i kombëtares së femrave të Luksemburgut pas denoncimeve për mesazhe të papërshtatshme appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: