PSG në çerekfinale, Luis Enrique: Ndeshje perfekte dhe skuadër me vetëbesim të rikthyer

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Trajneri i Paris Saint-Germain, Luis Enrique, u shpreh shumë i kënaqur pas fitores bindëse 3-0 ndaj Chelsea, që siguroi kualifikimin në çerekfinalet e UEFA Champions League.

Tekniku spanjoll e cilësoi performancën si “perfekte”, duke vlerësuar kontrollin e lojës dhe efikasitetin në tranzicion, veçanërisht pas dy golave të shpejtë që vendosën fatin e ndeshjes.

Enrique theksoi rolin vendimtar të portierit Matvei Safonov, duke nënvizuar se një portier i nivelit të lartë është thelbësor për fitore në transfertë në Champions. Ai shtoi se skuadra ka luksin të ketë disa portierë cilësorë.

Sa i përket formës së ekipit, trajneri pranoi se janë bërë përmirësime në mbrojtje dhe theksoi rëndësinë e ruajtjes së portës së paprekur, por edhe të ruajtjes së stilit të lojës dhe mentalitetit fitues.

Në fund, Enrique u shpreh se skuadra nuk e ka humbur asnjëherë besimin dhe mbetet shumë kërkuese ndaj vetes, duke e cilësuar grupin e lojtarëve si të veçantë dhe gjithmonë të motivuar për të arritur më shumë.

The post PSG në çerekfinale, Luis Enrique: Ndeshje perfekte dhe skuadër me vetëbesim të rikthyer appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: