Fenerbahçe rikthehet te fitorja, shkëlqen Nenê me tregolësh

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Fenerbahçe reagoi pas humbjes surprizë ndaj Karagümrük, duke mposhtur bindshëm 4-1 Gaziantep në ndeshjen hapëse të javës së 27-të në kampionatin turk.

Protagonist absolut ishte Nenê, i cili realizoi një tregolësh (41’, 68’, 79’), ndërsa kontribut të rëndësishëm dhanë edhe afrimet e reja franceze. N’Golo Kanté shënoi golin e tij të parë me fanellën e Fenerbahçes në minutën e 59-të, ndërsa Mattéo Guendouzi asistoi në golin e dytë.

Dy asiste në këtë sfidë regjistroi edhe Marco Asensio, duke vulosur një paraqitje bindëse të ekipit vendas.

The post Fenerbahçe rikthehet te fitorja, shkëlqen Nenê me tregolësh appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: