Të mërkurën, 18 mars, zhvillohen katër ndeshjet e kthimit të fazës së 1/8-ve në UEFA Champions League, ku do të përcaktohen edhe katër ekipet e fundit çerekfinaliste.
Në sfidën e parë, FC Barcelona pret Newcastle United në “Camp Nou”, pas barazimit 1-1 në ndeshjen e parë. Kualifikimi mbetet i hapur dhe pritet një duel i fortë që nis në orën 18:45.
Ndërkohë, Bayern Munich është me një këmbë në çerekfinale pas fitores së thellë 6-1 ndaj Atalanta. Takimi i kthimit në “Allianz Arena” (21:00) shihet si formalitet për gjermanët.
Përballje e fortë pritet në “Anfield”, ku Liverpool FC përballet me Galatasaray. Turqit kanë avantazhin minimal nga ndeshja e parë, por anglezët synojnë përmbysjen në shtëpi.
Në Londër, Tottenham Hotspur pret Atlético Madrid. Spanjolët vijnë me epërsi 5-2 nga sfida e parë, duke qenë favoritë për kualifikimin, megjithatë gjithçka mbetet e hapur për 90 minutat e kthimit.
The post Mbrëmje vendimtare në Champions League, luhen katër sfida për çerekfinalet appeared first on Euronews Albania.
