Milani në kërkim të një sulmuesi, Retegui rikthehet në radar

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

AC Milan vijon kërkimet për një sulmues të ri për sezonin e ardhshëm, duke vlerësuar disa alternativa si Moise Kean, Serhou Guirassy dhe mbi të gjitha Mateo Retegui.

Sulmuesi i Al Qadisya rikthehet në vëmendjen e kuqezinjve, pasi ishte ndjekur edhe në vitet e fundit si zëvendësues i Olivier Giroud. Së fundmi, ai ishte në qendër të diskutimeve në Milano, ku drejtori sportiv Igli Tare dhe agjenti Alessandro Moggi u panë në një darkë së bashku.

Megjithatë, një transferim mbetet i vështirë për shkak të pagës së lartë të 26-vjeçarit, që arrin rreth 16 milionë euro në sezon. Milani nuk mund të ofrojë më shumë se 5 milionë euro plus bonuse, çka e bën një marrëveshje të mundshme vetëm nëse realizohet një formulë huazimi me ndihmë financiare nga klubi arab.

The post Milani në kërkim të një sulmuesi, Retegui rikthehet në radar appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: