Agravon sherri mes disa personash në Ferizaj, kanoset me armë një burrë! Policia zbulon detaje nga ngjarja

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Një përleshje është regjistruar në Ferizaj për shkak të një mosmarrëveshjeje mes disa personash. Policia bën me dije se sherri ka ndodhur të martën rreth orës 18:00 në rrugën “Rexhep Bislimi” në Ferizaj.

Më tej bëhet me dije se në këtë përleshje janë përfshirë 6 persona. 5 persona janë marrë në pyetje lidhur me kanosjen e një burri. Policia ka gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me katër fishekë dhe një armë tjetër pistoletë lodër me të cilën dyshohet se është kanosur personi. Ato i përkisnin njërit prej të dyshuarve të marrë në pyetje.

“Raportohet se pas një mosmarrëveshje ka ardhur deri te rrahja e disa personave. Pesë persona meshkuj kosovarë janë intervistuar në cilësinë e të dyshuarve dhe një person mashkull kosovar, në cilësinë e viktimës”, thuhet në njoftim.

Me vendim të prokurorit një i dyshuari është dërguar arrestuar, ndërsa katër të dyshuarit e tjerë janë liruar.

The post Agravon sherri mes disa personash në Ferizaj, kanoset me armë një burrë! Policia zbulon detaje nga ngjarja appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: