Mbaron odiseja, 200 pasagjerët e Wizz Air mbërrijnë në Gjenova, falenderojnë Euronews

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Ka marrë fund odiseja e 200 pasagjerëve shqiptarë, të cilët kishin mbetur në aeroportin e Torinos pasi avioni me të cilin po udhëtonin nuk arriti të ulej edhe pas dy tentativave të pilotëve në Gjenova për shkak të motit të keq.

Këto janë pamje nga momenti i transportit me autobus ndërsa pasagjerët kanë mbërritur në Gjenova dhe kanë falënderuar Euronews për publikimin e problematikës së tyre, duke shtuar se interesi ka qenë i menjëhershëm pas raportimit.

“Para një gjysmë ore kemi arritur në Gjenova. Bile erdhën të kërkojnë aty kush ka informacion tek televizionet shqiptare,” thanë ata.

Kujtojmë se rreth 200 pasagjerë shqiptarë, të cilët udhëtonin me linjën ajrore Wizz Air, u detyruan të prisnin në Torino pas devijimit të fluturimit nga Tirana për në Gjenova.

Piloti tentoi dy herë të zbresë në aeroportin e Gjenovës, por pa sukses, ndërsa tentativë e tretë u bë e pamundur dhe avioni u drejtua drejt Torinos, ku u ul në orën 13:00.

The post Mbaron odiseja, 200 pasagjerët e Wizz Air mbërrijnë në Gjenova, falenderojnë Euronews appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: