Recitali vokal-instrumental “Malinconia” u ngjit në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit, duke sjellë për publikun një udhëtim artistik që kaloi nga finesa e melodive të buta dhe të rrjedhshme drejt një shprehjeje më intensive dhe të ngarkuar emocionalisht.
Sopranoja Simona Karafili dhe pianistja Etrita Ibrahimi interpretuan një program ku u ndërthuren stile, epoka dhe ndjeshmëri të ndryshme në një linjë të vetme artistike.
Ky koncert instrumental erdhi për publikun shqiptar si një dialog i ndjerë mes zërit dhe pianos.
Të pranishmit përjetuan këtë eksperiencë të veçantë artistike ku çdo frazë muzikore krijoi një atmosferë intime dhe të thellë.
The post “Malinconia”, Etrita Ibrahimit dhe Simona Karafili sjellin në TKOB recitalin vokal-instrumental appeared first on Euronews Albania.
