Ministri polak i Mbrojtjes, Wladyslaw Kosiniak-Kamysz ka njoftuar se Polonia ka evakuuar trupat e saj nga Iraku. Ai theksoi se i gjithë procesi u krye në koordinim me aleatët e NATO-s teksa shtoi se shkak është situata në Lindjen e Mesme.
“Për shkak të përkeqësimit të situatës së sigurisë në rajonin e Lindjes së Mesme, pas një analize të kushteve operacionale dhe kërcënimeve të mundshme, u mor vendimi për zhvendosjen e Kontigjentit Ushtarak Polak nga Iraku”, shkroi Kosiniak-Kamysz në një postim në rrjetet sociale.
Kryeministri polak, Donald Tusk ka thënë se Polonia nuk do të dërgojë trupa për të marrë pjesë në luftën SHBA-Izrael kundër Iranit, sepse sipas tij konflikti nuk kërcënon drejtpërdrejt sigurinë e vendit.
Edhe pse nuk janë të përfshirë drejtpërdrejt, zyrtarët polakë kanë thënë se ishin në dijeni të sulmeve të planifikuara të SHBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit përmes kanaleve të komunikimit aleate.
The post Polonia evakuon trupat e saj nga Iraku, shkak situata e sigurisë në Lindjen e Mesme appeared first on Euronews Albania.

Nasi żołnierze w komplecie zostali ewakuowani z Iraku.