27 vjet nga bombardimet e NATO-s ndaj Serbisë, Begaj: Ndërhyrja ushtarake i solli lirinë Kosovës dhe paqen rajonit

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj ka kujtuar këtë të martë 27 vjetorin e bombardimeve të NATO-s kundër Serbisë.

Në një postim në rrjetin social X, Begaj ka theksuar rëndësinë e këtij momenti dhe ndikimin e tij në të ardhmen e Kosovës, cili shkruan se kjo ndërhyrje nga NATO solli lirinë dhe paqen në Kosovë.

“Sot shënohet 27-vjetori i ndërhyrjes ushtarake të NATO-s kundër regjimit shtypës të Millosheviqit-një fushatë që përfundoi me sukses, duke sjellë lirinë në Kosovë dhe paqen që gëzojmë në të gjithë rajonin sot. Shqipëria mbetet, sot dhe gjithmonë, thellësisht mirënjohëse ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe…@NATO aleatë”, shkruan Begaj në rrjetin X.

The post 27 vjet nga bombardimet e NATO-s ndaj Serbisë, Begaj: Ndërhyrja ushtarake i solli lirinë Kosovës dhe paqen rajonit appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: