Aksident i rëndë në Gjermani, humbin jetën nënë e bir nga Kosova! Shpëton fëmija tjetër

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Një aksident i rëndë është regjistruar këtë të mërkurë në Gjermani, ku për pasojë kanë humbur jetën dy shqiptarë nga Kosova.

Sipas raportimeve nga mediat vendase, një grua nga Kosova me nënshtetësi gjermane dhe djali i saj 3-vjeçar u goditën nga një kamion dhe fatkeqësisht kanë humbur jetën.

Ndërkohë, në këtë aksident të rëndë ka mbijetuar fëmija tjetër i gruas, binjakja e djalit, me të cilët e ndjera po lëvizte në trotuar në momentin e aksidentit.

Sipas informacioneve të para, viktimat janë nga rajoni i Gjakovës.

Lajmin për aksidentin e ka konfirmuar edhe Policia në Schramberg, e cila thotë se drejtuesi i kamionit ka humbur kontrollin dhe, në një distancë prej rreth 50 metrash, ka goditur disa makina të parkuara dhe më pas ka përplasur gruan dhe fëmijën e saj.

The post Aksident i rëndë në Gjermani, humbin jetën nënë e bir nga Kosova! Shpëton fëmija tjetër appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: