Kombëtarja kosovare e futbollit ka mbërritur në Bratisllavë para duelit të ditës së nesërme ndaj Sllovakisë, në kuadër të “play-off”-it për kualifikimin në Kupën e Botës 2026.
Njoftimin e mbërritjes e ka bërë Federata e Futbollit të Kosovës, e cila ka ndarë në rrjetet e saj momentin e zbritjes së futbollistëve të Kosovës.
Kosova fillimisht do të luajë ndaj Sllovakisë, kurse në rast të një fitoreje potenciale, Dardanët do të luajnë me fituesin e ndeshjes Turqi–Rumani në “Fadil Vokrri”.
Në skenarin tjetër, në rast të humbjes së Kosovës ndaj Sllovakisë, ndeshja në “Fadil Vokrri” do të luhet me humbësin e duelit Turqi–Rumani.
The post Ekipi i Kosovës arrin në Bratisllavë, Dardanët gati për ndeshjen me Sllovakinë appeared first on Euronews Albania.
