Një mjet i pashpërthyer është zbuluar të dielën në Rahovec të Gjakovës. Mësohet se një person rreth orës 16:30 teksa po punonte tokën në fushën e tij zbuloi një mjet të dyshuar të pashpërthyer.
Ai njoftoi autoritetet ndërsa menjëherë kanë shkuar në vendin e ngjarjes njësitë e EDO-së së FSK-së. Ata kryen shpërthimin e kontrolluar të mjetit për të neutralizuar rrezikun.
Autoritetet gjithashtu kanë paralajmëruar qytetarët që të mos prekin asnjë objekt të dyshimtë në terren dhe në rast se konstatojnë diçka të njoftojnë menjëherë policinë apo FSK-në.
The post Po punonte tokën, gjendet një mjet i pashpërthyer në Rahovec appeared first on Euronews Albania.
