Kurti: Kosova e gatshme të marrë pjesë në Gaza si forcë stabilizuese ndërkombëtare

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në mbledhjen e Qeverisë ka deklaruar se vendit i tij është i hapur për të marrë pjesë në misione ndërkombëtare në Gaza. Kurti gjatë fjalës së tij shtoi se aktualisht është në shqyrtim një propozim i Ministrisë së Mbrojtjes, përmes të cilit i kërkohet Kuvendit miratimi për dërgimin e pjesëtarëve të FSK në këtë mision.

Ai gjithashtu tha se në fund të janarit të vitit të kaluar Qeveria e Kosovës ndau 500 mijë euro ndihmë humanitare për popullin palestinez në Gaza, si një akt solidariteti.

“Jemi të gatshëm të marrim pjesë në forcën stabilizuese ndërkombëtare për popullin e Gazës, edhe për faktin se ne vetë kemi qenë dhe vazhdojmë të jemi përfitues të pranisë së forcave ndërkombëtare që nga viti 1999”, tha Kurti.

Sipas tij vitin e kaluar, ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci së bashku me komandantin e FSK-së kanë kërkuar leje për të marrë pjesë në një konferencë në Doha të Katarit, ku u diskutua krijimi i një force ndërkombëtare stabilizuese për Gazën.

Ai vlerësoi kapacitetet e FSK, duke theksuar se ajo ka ndërtuar një reputacion ndërkombëtar në fusha të rëndësishme si kërkim-shpëtimi dhe në operacione të tjera të sigurisë.

The post Kurti: Kosova e gatshme të marrë pjesë në Gaza si forcë stabilizuese ndërkombëtare appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: